16.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Qeveria miratoi Ligjin për falje

Qeveria në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar dhe përcaktuar tekstin e Propozim ligjit për falje, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

Siç bëri të ditur shërbimi për media i Qeverisë, shkaqet për miratimin e Ligjit të ri për falje, sipas propozuesit, dalin nga mangësitë dhe zbrazëtirë juridike në Ligjin ekzistues për falje (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.20/93, 12/09 dhe 99/16), nga aspekti i zbatimit të tij praktik, si dhe nga nevoja e normimit më preciz të disa çështjeve të rregulluara me ligjin.

“Për shkak të problemeve të shpeshta me të cilat përballet praktika, nga aspekti i urgjencës së procedurës, në Ligjin e ri, siç është shpjeguar nga Ministria e këtij dikasteri, parashihen afate për veprim të pjesëmarrësve në procedurën e faljes”, bëhet e ditur në kumtesë.

Mes tjerash, siç bëjnë të ditur nga Qeveria, bëhet edhe harmonizim terminologjik i disa emrave dhe termeve të veçanta.

“Me këtë Propozim ligj për faljen rregullohen termet dhe llojet e faljes, efekti i faljes, personat e autorizuar për të parashtruar kërkesë për falje, si dhe procedura dhe aktet e organeve kompetente lidhur me faljen. Ndërsa, një nga ndryshimet më domethënëse në ligj është se presidenti i shtetit mund të falë vetëm për dënim, e jo për ndjekje penale të personave të përmendur. Është duke u përpunuar edhe procedura për faljen, ku vendimtare janë dispozitat për përgjegjësinë e personave që veprojnë në rastet, por edhe eprorëve të tyre”, njofton shërbimi qeveritar për media.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit