Qeveria: Lajm i rremë është pohimi i LSDM-së se familja e kryeministrit Mickoski ka udhëtuar deri në Kroaci me aeroplanin qeveritar

Lajm i rremë është pohimi i LSDM-së se familja e kryeministrit Hristijan Mickoski ka udhëtuar deri në Split të Kroacisë. Aeroplani zyrtar i vjetër 20 vjet është përdorur ekskluzivisht nga kryeministri Mickoski, pa shoqërim familjar, për nevoja të tij zyrtare dhe gjatë një periudhe dyvjeçare vetëm për 4 udhëtime në vendet fqinje, informojnë nga Qeveria.

“Është hipokrizi sjellja e LSDM-së dhe e liderit Venko Filipçe i cili në biseda të mbyllura pajtohet për furnizimin e një aeroplani të ri qeveritar, ndërsa në opinion e kritikon të njëjtën gjë. Derisa LSDM dhe Venko dakordohen me veten, bëjmë apel që informacionet që dalin nga kjo parti të merren me rezervë për shkak të qëllimeve të saj spekulative”, theksojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit