12.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Qeveria e re VMRO dhe VLEN, një miliardë euro për komunat

Bisedimet mes VMRO dhe VLEN për formimin e qeverisë së re po shkojnë drejtë përfundimit.
Njëra nga temat që është biseduar është edhe ndimha e rezervuar për komunat, bilancet e të cilave prej vitesh janë në një deficit “të rëndë” prej disa miliona eurosh.
Qeveria e re po planifikon ndarjen e një miliardë eurosh në katër vjet, pra 250 milionë euro në vit nga arka e shtetit për komunat që ballafaqohen me vështirësi në realizimin e projekteve infrastrukturore.
Paratë do të shkojnë për ndërtimin e kanalizimeve, rrjeteve të ujësjellësit, cerdheve, shkollave, rrugëve dhe shumë projekteve të pa përfunduara në mungëse të të ardhurave.
Kjo është paraparë në programin e VMRO-së, por që është harmonizuar së bashku me VLEN-in për programin e ardhshëm qeverisës.
Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike thotë se, 1 miliard euro investime të shkojnë edhe në komunat shqiptare, për ti zhdukur dallimet në zhvillim. (INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit