13.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Qeveria e Kosovës, shpall 11 korrikun si Ditë të Përkujimit për Gjenocidin në Srebrenicë

Qeveria e Kosovës e ka shpallur 11 korrikun si Ditë të Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës.

Kryeministri Albin Kurti tha se sot Kosova po i bashkohet memorializimit të 11 korrikut, bazuar edhe në rezolutën që është miratuar në kuvend që e dënon gjenocidin në Srebrenicë por edhe në rezolutën përkatëse të Parlamentit Evropian e edhe në atë që u botua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ky është veprim fisnik e i duhur, në emër të Kosovës, të universales sonë njerëzore dhe dëshirës sonë për drejtësi e paqe. Që të mos të harrohet dhe përsëritet më gjenocidi as në Bosnjë dhe Hercegovinë, as në Kosovë e askund në rajon e botë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, në mbledhje u mbajt edhe një minutë heshtje në shenjë nderimi për të gjithë të vrarët gjatë gjenocidit në Srebrenicë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit