17.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Qeveria demanton lajmin e “Top Channel”: Lajm i rremë, mediat të konfirmojnë informacionet

“Në lidhje me informacionin e publikuar nga “Top Channel”, duam të theksojmë se bëhet fjalë për një fake news klasik”, shkruan Qeveria në reagimin e saj.

“Përpjekja për të krijuar konfuzion qëllimisht është më se e dukshme dhe nuk do t’i shkojë mirë asnjë qytetari të ndërgjegjshëm. Gjegjësisht, nëse e shikoni videon me kujdes, shihet qartë se bëhet fjalë për ndryshimin e flamurit ekzistues të BE-së, i cili ishte aty nga konferenca e mëparshme për media, me një flamur të ri për ngjarjen që pasoi më vonë me kryeministrin e Kosovës.

Flamuri nuk u gabua, u ndryshua, thjesht është bërë zëvendësimi i flamujve, pra keqpërdorur momenti kur flamuri i BE-së që qëndron pranë flamurit kombëtar është zëvendësuar për të vendosur flamurin e vendi nga vjen mysafiri, në rastin e Kryeministrit të Kosovës.

Ky lloj i ashtuquajtur raportimi është një përpjekje klasike për të relativizuar të gjitha skandalet dhe dështimet e qeverisë së mëparshme. Amatorizmi kur flamujt e shteteve gaboheshin ose vendoseshin me kokë poshtë, nuk është dhe as nuk mund të jetë tani me këtë pushtet ekzekutiv.

Kërkojmë nga mediat përpara se të publikojnë dezinformata të tilla sensacionale dhe lajme të rreme, të kontrollojnë faktet. Ndryshe bëhen pjesë e betejës së pandershme dhe të pistë politike të forcave retrograde që pësuan një disfatë katastrofike në zgjedhje”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit