Qëndresa Musliu sapo u bë e para nga Kosova që përfundon Masterin në të Drejtën Publike me specializim në të Drejtën Ndërkombëtare, Europiane & Krahasimore në Universitetin Jean Monnet – një nga TOP 10 universitetet më të mira në Francë.
Ish-studente e UBT-së në të Drejtën Civile, ajo mësoi frëngjishten në Lyon dhe vazhdoi rrugëtimin akademik deri te kjo arritje historike.





