16.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Punët e dukshme në Tetovë do t’i sjellin edhe një fitore bindëse Bilall Kasamit!

Shkup, 20 janar – Meqë jemi në vitin kur do të mbahen zgjedhjet lokale nuk do mend që do të hapen ditarët e punëve që janë bërë dhe nuk janë bërë në komuna. Kur hapet ditari i Komunës së Tetovës radha e punëve që janë bërë është shumë e gjatë, gjë që domosdo do të ndikojë dukshëm edhe në zgjedhjet që po vijnë. Bilall Kasami erdhi në Tetovë pas një beteje dhe këmbënguljes së pakompromistë arriti ta mposht partinë që ishte në pushtet, BDI-në. Pra, Kasami rrënoi një aparat të tërë shtetëror që ishin mobilizuar kundër fitores së tij. Por, kësaj radhe për Kasamin do të jetë më e lehtë sepse pas tij ka një bagazh të punëve të mëdha që i ka bërë gjatë mandatit të tij, shkruan Zhurnal.

Bilall Kasami sinonim i ndryshimit në Tetovë, fitoren e radhës e ka siguruar me punët e dobishme që ka bërë –

I pari prej ish opozitarëve që tashmë janë pjesë e pushtetit, që shkundi themelet e BDI-së partisë më të fuqishme në bllokun shqiptarë ishte pikërisht kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Arriti ta “dëbojë” BDI-në nga selia e partisë, e fitoi bindshëm Tetovën.

Por, siduket me kohë Kasami dëshmoi se nuk ka qenë i interesuar vetëm për fitore por që për të shkaktuar ndryshim vërtetë drastik në këtë qytet i cili për vite të tëra ishte i ngulfatur dhe i stagnuar në procesin e zhvillimit.

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami me një ekip profesionistësh ka përmbyll procesin e ndryshimit të emrave të rrugëve në Tetovë. Materialet e përgatitura nga një komision i posaçëm së shpejti do të jenë pjesë e procedurave në kuadër të Këshillit komunal të Tetovës.

Po ashtu bëhet e ditur se në proces të ndryshimit janë qindra rrugë, që me ndryshimet e reja do të ketë emra të personaliteteve dhe ngjarjeve historike shqiptare. Në proces janë mbi 200 emra të rinj që për herë të parë do të mbajnë rrugët e Tetovës. Në kuadër të ndryshimeve do të bëjnë pjesë edhe urat dhe objektet e tjera infrastrukturore.

Suksesi më i madh i Lëvizjes Besa është mposhtja e partisë më jetëgjatë në pushtet BDI-së, e cila selinë e partisë e ka në Tetovë, por kjo gjë nuk ishte pengesë për kryetarin e Besës, Bilall Kasamin, që ta fitojë BDI-në në këtë qytet, e të bëhet i pari i Komunës. Kjo mbase është një shembull se si këmbëngulja dhe puna serioze sjell rezultate fantastike.

Çfarë ndryshoi në Tetovë me Bilall Kasamin?

Për të përmbledhur punët e tëra që ka bërë kryetari aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mbase është pak e vështirë sepse kemi të bëjmë me punë të jashtëzakonshme, me një intensitet të hovshëm duke e ringjallur qytetin e Tetovës nga vdekja klinike që e kishte vendosur Teuta Arifi.

E filloi me diçka që nuk e kishin bërë komunat tjera identifikoi borxhin e Komunës dhe publikoi në ueb-faqe dhe hapësira publike, që të dinë gjithë qytetarët në çfarë gjendje të mjerueshme e ka lënë kryetarja paraprake Tetovën. Pra, ky është veprimi më i duhur që të gjithë ta kuptojnë që tani më në krye të Komunës kanë kryetarin më transparent që kanë pasur ndonjëherë.

Duke vazhduar me pastrimin total të qytetit, mbartja e mbeturinave në kohë, pastrimi, larja e bulevardeve, rrugëve dhe trotuareve gjatë natës. Pjesa tjetër që është mjaft me rëndësi arriti të krijojë trotuare dhe hapësira publike të lira.

Ajo që më së shumti i mungonte Tetovës ishte infrastrukturë moderne, e pikërisht këtu intervenoi Bilall Kasami me çka ofroi lagje me pamje krejtësisht tjetër me standarde evropiane

Menaxhimi i suksesshëm në Tetovë nga Bilall Kasami është dëshmuar me vepra konkrete, jo vetëm me fjalë. Ajo që e karakterizon dhe e dallon Kasamin është qeverisja përmes qytetarëve komunikim të drejtpërdrejtë dhe grumbullim idesh në kohë reale nga qytetarët. Të premten e çdo fund muaji kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tij do të realizojnë takim të hapura me qytetarët rreth ideve dhe kërkesave reale të tyre

Me fjalë të tjera, Bilall Kasami, ka arrit të përmbush pjesën më të madhe të premtimeve që i ka pasur në fushatë, ka arritur të ringjall Tetovën nga gjendja e mjerueshme që e kishte lënë kryetarja paraprake. Bilall Kasami me menaxhimin e tij për një kohë të shkurtë ka dhënë sinjale se mundet dhe ka kapacitet ta bëjë Tetovën qytet evropian. E kjo sigurisht që do t’i sjellë Kasamit edhe një fitore bindëse në krye të Komunës, e fitorja e Kasamit në fakt më shumë do të jetë fitore për qytetarët e Tetovës. /Zhurnal.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit