Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para tre ditësh në komunën e Aerodromit, ku një zënkë në komunikacion ka përfunduar me dhunë brutale. Një lexues i “Sloboden Pechat” ka dërguar pamjet e incidentit ku shihet se si një shofer i makinës “BMW” godet qëllimisht drejtuesin e një trotineti.
Sipas dëshmitarit që filmoi skenën, ngjarja nuk ishte thjesht një aksident, por një veprim i qëllimshëm. Pasi drejtuesi i trotinetit fluturoi mbi kapakun e makinës dhe ra në asfalt, shoferi i makinës doli jashtë dhe nisi ta sulmonte fizikisht personin që ishte i shtrirë në tokë.
”Isha dëshmitar i një dhune brutale që më tronditi. Ajo që pashë ishte tentativë vrasjeje dhe jo thjesht ‘dhunë’ siç e raportoi policia,” thotë dëshmitari për mediat maqedonase.



