Prokuroria vepron ndaj çështjes së gjykatësit Enver Bexheti dhe ish zv.kryeministrit të arratisur Artan Grubi, pasi që të dy u përfshinë në listën e zezë amerikane për shkak të dyshimeve për korrupsion, shkruan Alsat.
Megjithatë, prokuroria nuk po jep detaje për atë që është zbuluar deri më tani nga organet vendore hetimore.
“Në këtë rast veprohet sipas informacioneve të marra dhe po ndërmerren më shumë veprime për verifikimin e të gjitha rrethanave, por duke pasur parasysh fazën në të cilën ndodhet procedura, nuk mund të ndajmë më shumë detaje”, thonw nga Prokuroria.
Për kryetarin e Shoqatës së gjykatësve Ivan Xholev, është e qartë se çdo gjykatës i përfshirë në skandal korruptiv duhet të mbajë përgjegjësi, por thotë se nuk ka detaje të mjaftueshme për këtë rast konkret.