Paris Sen Zhermen ka bërë goditjen e parë sa i përket transferimeve në afatin kalimtar të janarit. Parisienët kanë siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të talentuar brazilian Lukas Beraldo, i cili do t’i bashkohet atyre nga Sao Paulo.
20-vjeçari ka qenë një objektiv edhe i Bajern Munihut dhe Liverpullit, por parisienët janë treguar më të shpejtë duke siguruar shërbimet e tij. Francezët kanë gjetur akordin me Sao Paolon për të transferuar në Ligue 1, për shifrën e 20 milionë eurove mbrojtësin Lukas Beraldo.
Pritshmëritë për talentin brazilian janë tejet të larta dhe në Paris synojnë që ta fusin menjëherë në skuadër, duke pasur parasysh mungesat për një kohë të gjatë nga dëmtimet të Kimpembe dhe Mendes.