Psikologia Shejnur Suma Raba: Plagët më të thella të fëmijëve lindin brenda shtëpisë

Psikologia Shejnur Suma Raba, në një prononcim për ora24.tv, ka ngritur një çështje shumë të ndjeshme që lidhet me shëndetin emocional të fëmijëve dhe rolin e prindërve në formimin e tyre.

Ajo thekson se jo çdo plagë vjen nga jashtë, pasi shumë prej tyre lindin brenda shtëpisë, aty ku fëmija për herë të parë mëson çfarë është dashuria, siguria, por edhe frika.

Sipas saj, prindërit që nuk i kanë shëruar plagët e veta emocionale, pa vetëdije mund t’ua bartin ato fëmijëve përmes kritikave të vazhdueshme, zemërimit të pakontrolluar, turpit të papërpunuar dhe mungesës së dashurisë që vetë nuk e kanë përjetuar.

Një fëmijë nuk ka nevojë për prindër të përsosur, por për prindër të vetëdijshëm, të cilët marrin përgjegjësi për dhimbjen e tyre dhe nuk e shkarkojnë atë mbi shpirtin e brishtë që u është besuar,” shprehet Suma Raba për ora24.tv.
Ajo shton se shërimi i prindit është mbrojtje për fëmijën dhe se thyerja e ciklit të dhimbjes emocionale fillon me vetëdije dhe reflektim të thellë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit