Katër qytetarë nga Kosova, së paku tre prej tyre zyrtarë policorë, janë në kërkim nga Rusia.
Radio Evropa e Lirë siguroi dokumente që dëshmojnë se Rusia i konsideron tre zyrtarët policorë si të dyshuar për veprat “arrestim i paligjshëm” dhe “kidnapim”, të cilat në Rusi janë të dënueshme me deri në 12 vjet burgim.
Kërkesa për arrestimin e tyre i është dërguar edhe Agjencisë Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL.
Dokumentet e siguruara nga REL që dëshmojnë se Rusia i konsideron tre zyrtarët policorë si të dyshuar për veprat “arrestim i paligjshëm” dhe “kidnapim”
Rusia pretendon se këta policë ishin të përfshirë në “arrestimin dhe keqtrajtimin” e Mikhail Krasnoshchenkovit në vitin 2019.
Krasnoshchenkov, me shtetësi ruse, ishte i punësuar atëkohë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.