4.8 C
Skopje
Saturday, November 15, 2025

Protestë nesër në Strasburg, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Nesër nga ora 13:00 në Strasburg do të protestohet kundër procesit gjyqësorë që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë paralajmëruar se në këtë protestë do të marrin rreth 6 mijë qytetarë. E të gjitha përgatitjet e nevojshme për të tashmë janë bërë.

 “Jemi të gatshëm për fillimin e protestës në orën 13:00, sepse janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për protestë. Në protestë pritet të marrin pjesë shumë njerëz nga mërgata jonë”, tha Gazmend Syla, nga OVL-UÇK.

Në organizimin e së dielës, janë përgatitur edhe 285 letra të cilat do t’u dërgohen secilit anëtarë të Asamblesë së Këshillit të Evropës.

 “Letra këto me shqetësimet tona, që ne i kemi përmendur tash e kohë shumë më parë, për këto padrejtësi që bëhen ndaj krerëve të UÇK-së. Prandaj po besojmë se ia kemi arritur qëllimit me këto protesta, si me ato në Prishtinë, në Tiranë e këto që po ndodhin tani, sepse është ngritur zëri i popullit që kësaj gjykate t’ia përcjellë këtë porosi tonën: ‘Jo në emrin tim’”, tha Syla.

Njohës të procesit gjyqësor që po mbahet në Hagë, thonë se nëse Specialja bazohet në provat e dorëzuara, atëherë ish-krerët e UÇK-së, do të lirohen.

Protesta po mbahet në kohën kur procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit po hyn në fazën përfundimtare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit