Protesta në Iran, raportohet për 116 të vdekur dhe mbi 2,600 të arrestuar

Numri i personave të vrarë në protestat në Iran pothuajse është dyfishuar brenda pak orësh, nga 65 në të paktën 116, sipas përditësimit të fundit nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA.

Sky News raporton këtë, duke shtuar se shtatë nga viktimat janë të mitur. Shumica e njerëzve u vranë nga municione të vërteta ose me plumba, kryesisht nga afër, pretendon OJQ-ja.

Tridhjetë e shtatë nga viktimat ishin anëtarë të forcave të armatosura ose të forcave të sigurisë, përfshirë një prokuror. HRANA raportoi gjithashtu se 2,638 persona ishin arrestuar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit