Bashkimi Evropian ka mekanizmin Shengen dhe mbahet në mekanizmin Shengen, ne tani kërkojmë variant sesi t’u dalim në ndihmë transportuesve, tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me protestën e transportuesve nga Maqedonia dhe vendet e rajonit për sistemin EES. Mickoski tha se për këtë ka kërkuar bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Nga muaji shtator kjo çështje është në redn të ditës në bisedat tona me Komisionin Evropian. Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti është i autorizuar nga qeveria për të biseduar për këtë çështje. Pres nga ajo që është paraljmërim i fundit që kjo të zgjidhet. Mbrëmë kam kërkuar bisedë telefonike me presidenten e KE-së. Ajo është në vizitë pune në Indi. Pres këtyre ditëve të dëgjohemi dhe sërish ta hapim këtë temë dhe bashkërisht me kolegët e rajonit ta vendosim këtë temë në tavolinë”, tha mes tjerash Mickoski.



