Kumanovarët që kanë punuar për vite me radhë në kompani amerikane në Irak dhe Afganistan sot për herë të dytë protestuan para ndërtesës së Drejtorisë për të Ardhurat Publike në Kumanovë, për të kundërshtuar taksimin retroaktiv nga viti 2020, përcjell TV21.
Ata kërkuan përcaktim korrekt të rezidencës fiskale, duke theksuar se kishin qenë jashtë shtetit më shumë se 183 ditë, që institucionet të pranonin provat si pasaportat, vulat dhe certifikatat nga punëdhënësit, rishikim të vendimeve të përgatitura, ndalimin e përkohshëm të pagesës së detyruar, si dhe harmonizim të praktikës fiskale.
Ata njoftuan protesta edhe në qytete të tjera, duke theksuar se do t’u bashkohen edhe personat që kanë punuar në anije, si dhe pjesëtarët e Ushtrisë që kanë qenë në misione. Ata gjithashtu njoftuan dorëzimin e peticioneve dhe shkresave te Avokati i Popullit, si dhe te ambasadat, me qëllim që problemi të marrë vëmendje institucionale dhe ndërkombëtare./tv21.tv



