13.8 C
Skopje
Tuesday, November 11, 2025

Propozim- buxheti për vitin 2025 në seancë parlamentare caktohet për më 10 dhjetor

Në seancën parlamentare të caktuar për më 10 dhjetor pritet të fillojë debati për Propozim-buxhetin për vitin 2025. Sipas Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi rreth Propozimit të buxhetit, gjegjësisht pas propozimit të plotësuar në seancën e Kuvendit, bëhet në javën e dytë të dhjetorit dhe zgjat më së shumti pesë ditë.

Siç informojnë për MIA-n nga Kuvendi, Propozim-buxheti do të jetë një nga pikat e rendit të ditës të seancës së 22-të, në të cilën gjithashtu duhet të votohet edhe nevoja për miratiin e Propozimit të ligjit për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 (me procedurë të shkurtuar).

Në bazë të nenit 193 të Rregullores së Kuvendit, pas përfundimit të debatit të amendamenteve, Propozim-buxheti kthehet në Qeveri, e cila përgatit propozim shtesë të buxhetit. Propozimi i plotësuar i buxhetit paraqet një tekst të ri integral në të cilin Qeveria ka inkorporuar amendamentet me të cilat është pajtuar dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në propozim-buxhetin. Për propozimin e plotësuar të buxhetit paraqitet edhe shpjegim. Në propozimin e plotësuar të buxhetit amendamente mund të paraqesin më së voni në afat prej tre ditëve para ditës së caktuar për mbajtjen e seancës së Kuvendit, vetëm për ato pjesë që në propozimin e plotësuar të buxhetit janë ndryshuar. Amendamentet mund të parashtrohen nga çdo deputet, grup parlamentar dhe Qeveria.

Sipas Rregullores për shqyrtim dhe votim rreth amendamenteve të propozimit të plot

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit