13.8 C
Skopje
Tuesday, November 11, 2025

Prokuroria Themelore urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletëve të votimeve në Mitrovicë: Rezultoi se…

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të procesit të numërimit të fletëve të votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në këtë komunë.

Sipas tyre kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura, që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime.

Për këto arsye, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, ky urdhër vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit