26.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që vrau kushëririn në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit B.R., i cili dyshohet për vrasjen e kushëririt të tij, I.R., mbrëmjen e së hënës në fshatin Balaj.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ndodhi më 15 shtator rreth orës 19:42, pas një përplasjeje verbale mes palëve, që dyshohet të ketë pasur si shkak një konflikt pronësor të mëhershëm. I dyshuari, pasi u përball me viktimën në rrugën e fshatit, e qëlloi katër herë me armë zjarri të tipit ZIG 14 TISAS, duke e plagosur rëndë në pjesën e sipërme të trupit. Viktima ndërroi jetë gjatë transportimit për në Qendrën Emergjente të Ferizajt.

Ngjarja po trajtohet si vepër penale e “Vrasjes së rëndë”, sipas nenit 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari ndodhet aktualisht nën masën e ndalimit 48-orësh, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit