Një shtetas serb është arrestuar në Aeroportin e Shkupit, që siç bëri të ditur policia, po kërkohej nga Interpoli i Serbisë. M.N u dërgua në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Një shtetas serb është arrestuar në Aeroportin e Shkupit, që siç bëri të ditur policia, po kërkohej nga Interpoli i Serbisë. M.N u dërgua në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
“Më 24.10.2025 në orën 14:12 në Vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria M.N. (45) nga Republika e Serbisë.
Kjo sepse gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve është vërtetuar se ai kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli i Serbisë.
Ai iu dorëzua nëpunësve policorë në Stacionin Policor të Kisella Vodës për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.





