11.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Privohet nga liria një shtetas i Kosovës për dhënie të ryshfetit

Në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, mbërmë rreth orës 19:30 nëpunës policorë kanë privuar nga liria personin Sh.B. (51) nga Kosova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal.

“Më datë 15.04.2025 rreth orës 19.30 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria Sh.B. (51) nga Kosova, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal. Gjegjësisht, gjatë kontrollit kufitar, ai ka paraqitur dokumente për veturën e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës, të cilën po e voziste dhe në pasaportën e tij ka vendosur një kartëmonedhë prej 10 eurove. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit