28.8 C
Skopje
Sunday, September 21, 2025

Privohet nga liria një burrë nga Strumica për zjarrvënie


Më 20.09.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Vasilevë, Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë privuan nga liria E.A. (42) nga i njëjti fshat.

Ai dyshohet se rreth orës 12:00 kishte vënë zjarr në vendin e quajtur “Xhidet”, në zonën e fshatit Vasilevë, ku ishte përfshirë një arë me vegjetacion të thatë. Zjarri u shua nga Njësiti Territorial i Zjarrfikësve Strumicë dhe nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë kryer këqyrje ekipi hetimor i SPB Strumicë dhe inspektori për zjarre. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj E.A. do të ngrihet kallëzim përkatës

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit