12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Princi Harry thotë se babai tij nuk flet më me të

Mbreti Charles nuk flet më me Princin Harry, por ky i fundit shpreson të arrijë pajtimin.

Në një intervistë për BBC-në pasi humbi një çështje gjyqësore mbi vendimin e qeverisë britanike për t’i hequr mbrojtjen policore, Harry tha se Charles nuk do të flasë me të për shkak të këtyre gjërave të sigurisë.

Harry tha se siguria ishte në zemër të përçarjes së tij me familjen e tij, duke shtuar se ai “nuk mund ta besonte” vendimin për të ulur nivelin e sigurisë së tij në vitin 2020 pasi ai dhe gruaja e tij Meghan dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore.

“Kur ndodhi ai vendim, nuk mund ta besoja. Në fakt nuk mund ta besoja. Mendova, me gjithë mosmarrëveshjet dhe gjithë kaosin që po ndodh, e vetmja gjë në të cilën mund të mbështetesha është që familja ime të më mbante të sigurt,” tha Harry, raporton KosovaPress.

Harry tha se aktualisht ishte “e pamundur” të sillte familjen e tij në vendin e tij. Duka i Sussex tha se ka pasur “aq shumë mosmarrëveshje” midis tij dhe disa prej anëtarëve të familjes së tij, por se situata rreth mbrojtjes së tij policore është “pika e mbërthimit”.

“Unë do të doja pajtimin me familjen time. Nuk ka kuptim të vazhdoj të luftoj më. Unë nuk e di se sa kohë ka babai im. Ai nuk do të flasë me mua për shkak të gjërave të sigurisë, por do të ishte mirë të pajtoheshim.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit