Presidentja Siljanovska Davkova i dorëzoi propozimet për dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor në Kuvend

“Shkup, 9 janar – Në Kuvend janë dorëzuar materialet për zgjedhjen e Suzana Joshevska Anastasovska dhe Arlinda Kadri Shahinoviq për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

 

Arlinda Kadri-Shahinoviq është profesoreshë universitare me karrierë akademike shumëvjeçare në Fakultetin për Shkenca Juridike dhe Politike në Universitetin FON dhe MIT, ndërsa në publik është e njohur edhe si ish anëtare e Komisionit për amnisti. Suzana Joshevska Anastasovska është avokate me praktikë shumë vjeçare, veçanërisht në çështjet penale.”

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit