Presidentja Siljanovska-Davkova dhe gjenerali Lafçiski tradicionalisht vizitojnë pjesëtarët e Armatës në ditën e parë të Vitit të Ri

Presidentja dhe njëherit Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova, e shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Sasko Lafçiski, tradicionalisht do të vizitojë pjesëtarët e Ushtrisë në ditën e parë të Vitit të Ri.

Siljanovska-Davkova dhe Lafçiski do të vizitojnë kazermën “Alekso Demnievski Bauman” në Veles.

Si pjesë e vizitës, siç është paralajmëruar, Presidentja Siljanovska do të vizitojë një pjesë të kapaciteteve të Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës (KOD) të vendosura në kazermë dhe do të vizitojë ushtarët të cilët po përfundojnë trajnimin e tyre bazë ushtarak në këtë komandë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit