Presidentja Osmani takohet me Presidenten e Tanzanisë dhe Ministrin e Jashtëm në Emiratet e Bashkuara Arabe

Gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi takime me Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo.

Presidentja Osmani përmes një postimi tha se takimi u zhvillua në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, ku pati një diskutim të hapur dhe miqësor, duke theksuar vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Tanzanisë.

“Me Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo në Samitin Botëror të Qeverisjes.

Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Tanzanisë.”, shkroi presidentja Osmani.

Ky takim shënon një moment të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dhe dialogut diplomatik ndërmjet dy vendeve./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit