19.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

Presidentja Osmani pas takimit në OKB: SHBA riafirmon përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, pas një takimi me ambasadoren Dorothy Shea, të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB.

“Mirënjohëse për riafirmimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i SHBA-ve dhe se aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, shkroi presidentja Osmani në rrjetet sociale.

Gjatë takimit të mbajtur në New York, u diskutua edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit