Presidentja Osmani nderon veprën e akademikut Nexhat Daci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë dhe Kabinetin e saj, ka bërë homazhe në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, akademikut dhe profesorit Nexhat Daci.

Nën patronatin e Presidentes është organizuar akademia përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Dr. Nexhat Dacit. Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani vlerësoi angazhimin e tij të palodhur në shërbim të arsimit të lartë, shkencës dhe ndërtimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës, përcjellë KultPlus.

Ajo shprehu ngushëllimet e saj për familjen Daci, të afërmit, miqtë dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit, duke theksuar se kontributi i tij do të mbetet pjesë e rëndësishme e trashëgimisë institucionale dhe akademike të vendit.

Në kuadër të agjendës shtetërore përkujtimore, Presidentja Osmani mori pjesë edhe në ceremoninë shtetërore të varrimit të Akademik Nexhat Dacit./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit