Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, duke theksuar rëndësinë historike të këtij momenti për vendin.
Në mesazhin e saj, Osmani rikujtoi se ndërhyrja e NATO-s erdhi në një kohë kur populli i Kosovës përballej me dhunë dhe përndjekje nga regjimi i Serbisë, duke e cilësuar këtë ndërhyrje si vendimtare për lirinë e vendit.
Ajo theksoi se Kosova nuk harron rolin e aleatëve ndërkombëtarë dhe nënvizoi se partneritetet që mbrojnë lirinë duhet të ruhen dhe të forcohen vazhdimisht.
Presidentja Osmani përfundoi mesazhin duke rikujtuar rëndësinë e aleancave strategjike për garantimin e paqes dhe sigurisë në të ardhmen./KultPlus.com



