16.8 C
Skopje
Wednesday, November 12, 2025

Presidentja Osmani: “Dokumentimi i krimeve të luftës është themelor për të vërtetën dhe drejtësinë”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës (IKKL), Atdhe Hetemi, me të cilin ka diskutuar mbi punën e deritanishme të institutit, sfidat që e shoqërojnë atë dhe rëndësinë e vazhdimit të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Presidentja Osmani përgëzoi ekipin e IKKL-së për angazhimin e tyre dyvjeçar dhe për dorëzimin e raportit të dytë vjetor të institutit. Ajo vlerësoi se puna e deritanishme e institutit përbën një bazë të fortë për proceset e drejtësisë tranzicionale dhe për ndërtimin e një arkive gjithëpërfshirëse të fakteve historike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit