12.8 C
Skopje
Tuesday, October 21, 2025

Presidentja Osmani bisedon me ambasadorin Carpenter për tejkalimin ‘me sukses’ të sfidave të përbashkëta

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në ShBA këtë javë, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë kësaj kohe, e para e vendit po zhvillon takime me liderë shtetesh e me aktorë të ndryshëm politikë në administratën Biden

E sot, Osmani ka takuar ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.

“Mirënjohëse për takimin e radhës me Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, ku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-ShBA në tejkalimin me sukses të sfidave të përbashkëta”, u shpreh presidentja Osmani në një postim në Facebook.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit