Në ceremoninë e inagurimit, presidentja Gordana Siljanovska Davkova, deklaroi se do të respektojë institucionet, shtetin dhe qytetatët. Ajo theksoi se do të mbështesë grarë që të kenë suksese.
“Do ta respektoj këtë Kuvend, do e respektoj çdo qytetar, pa dallim përkatësie etnike e fetare. U drejtohem grave sepse ne kujdesemi jo vetëm për vete por për të gjithë qytetarët. Kam marrë shumë urime edhe plr ditëlindje nga ambasadorja e Sllovenisë. Ditëlindjen e kalova në prezencë të ambasadores së Amerikës, kisha urime edhe nga Doris Pak. Gëzohem që do të inspirojë edhe gra të tjera kur do iu them kur unë mund të jem presidente pse nuk mund të jeni ju?”, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska Davkova./Ora24.tv