Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese, emëroi për anëtarë të Këshillit të Sigurimit Malinka Ristevska Jordanova – eksperte për integrime evropiane, Cevdet Hajredinin – ish-ministër i financave dhe Vladimir Spiridonov – ekspert për ndryshimet klimatike.
Me emërimin e tre anëtarëve nga presidentja Siljanovska Davkova, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përbërje të plotë:
Kryetare e Këshillit të Sigurimit është Gordana Siljanovska Davkova.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit janë:
· Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit,
· Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë,
· Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme,
· Vllado Misajlovski, Ministër i Mbrojtjes,
· Timço Mucunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme,
· Xhevdet Hajredini,
· Malinka Ristevska Jordanova, dhe
· Vlladimir Spiridonov.