Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, u ka bërë thirrje vendeve myslimane që të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, në shenjë reagimi ndaj një sulmi të fundit ndaj përfaqësuesve të Hamasit në Katar.
Deklarata e Pezeshkianit u dha përpara nisjes së tij drejt Dohas, ku pritet të zhvillohet një samit i jashtëzakonshëm rajonal.
“Është e mundur dhe e nevojshme që vendet myslimane t’i ndërpresin marrëdhëniet me këtë regjim fiktiv dhe të ruajnë unitetin dhe kohezionin e tyre sa më shumë që të jetë e mundur,” deklaroi ai.
Thirrja e tij vjen pas një sulmi të kryer javën e kaluar nga Izraeli në Doha, i cili kishte në shënjestër anëtarë të lëvizjes palestineze Hamas, duke tensionuar më tej situatën në rajon.