3.8 C
Skopje
Monday, December 22, 2025

Preshevarja Albina Kasumi shpallet kampione e Gjermanisë në boks

Boksierja Albina Kasumi nga Presheva, pjesë e Gym Club Eislingen, ka fituar titullin Kampione Gjermane 2025 në Kampionatin Gjerman të Elitës të mbajtur në Saarbrücken.

Kasumi kurorëzoi një vit tejet të suksesshëm, pasi gjatë sezonit fitoi edhe Heidiland Cup, Kampionatin e Baden-Württembergut dhe Kampionatin Bavarez. Në Saarbrücken, ajo dominoi të gjitha duelet, duke fituar finalen ndaj boksieres me përvojë Ramona Graeff me vendim unanim në pikë.

Me katër tituj të mëdhenj brenda një viti, Albina Kasumi renditet ndër boksieret më premtuese në Gjermani./Preshevacom

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit