Sot në mëngjes nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me vranësira. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 19 gradë.
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, në mëngjes me mjegull, ndërsa gjatë ditës me vranësira. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë.





