Popullsia në moshë pune në RMV do të ulet për rreth 470 mijë persona deri në 2055

Enti Shtetëror i Revizionit, në përputhje me Programin Vjetor të Punës për vitin 2025, ka kryer revizion të suksesit me temë ,,Plakja e popullsisë”. Me revizionin është përfshirë periudha nga viti 2014 deri në qershor 2024, me qëllim që të jepet përgjigje pyetjes në lidhje me masat dhe aktivitetet që ndërmarrin institucionet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut për kujdesin ndaj personave të moshuar mbi moshën 65 vjeç dhe qëndrueshmërinë e fondeve pensionale në vend, ndërsa e ndërlidhur me plakjen e përshpejtuar të popullsisë në vend. Revizioni evidenton se në Republika e Maqedonisë së Veriut kujdesi për të moshuarit dhe qëndrueshmëria e sistemit pensional janë të pamjaftueshme, pavarësisht masave të ndërmarra. Shtylla e parë pensionale operon me deficit, ku 32,6%–43,6% e të ardhurave mbulohen nga buxheti, ndërsa vetëm në vitin 2024 transferet arritën rreth 690 milionë euro. Pensioni mesatar ka arritur rreth 27.143 denarë në vitin 2025, por rritja e tij nuk mbështetet në rritje të kontributeve, transmeton Portalb.mk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit