Kandidati i AKI-së për kryetar komune në Zhelinë, Emir Sulajmani, përmes një statusi në rrjetet sociale tentoi të provokojë me fjalët: “I ka kap panika, e dinë që populli po vjen”.
Por përgjigjja nuk vonoi. Aktivisti i VLEN-it, Naser Asani, reagoi duke theksuar se suksesi i kësaj lëvizjeje është i dukshëm dhe nuk ka nevojë për shumë fjalë:
“Nuk kemi nevojë të flasim shumë për suksesin tonë, sepse ai shihet me sy. Populli është në shesh, me Kryetarin Blerim Sejdiu”, u shpreh Asani.
Ky reagim u pa si një kundërpeshë e fuqishme ndaj deklaratave të kandidatit të AKI-së, duke treguar qartë se shumica e banorëve të Zhelinës qëndrojnë pas VLEN-it dhe kryetarit aktual, Blerim Sejdiu.