“Kërkesa e studentëve është legjitime dhe ligji është i qartë në këtë drejtim”, kështu tha në Click Plus Faton Pollozhani nga BDI, shkruan TV21. Pollozhani tha se kërkesa e studentëve edhe në aspektin ligjor është e mbështetur dhe e gjitha nga vullneti politik dhe qasja e Qeverisë.
“Situata është e qartë. Mendoj se kërkesa është legjitime, e mbështetur në ligj dhe e gjitha është çështje e vullnetit politik të qeverisjes”, deklaroi Pollozhani në Click Plus.



