Më 29 shkurt 2024, disa portale transmetuan në mënyrë jokritike mesazhe propagandistike nga fjalimi i presidentit rus Putin në Asamblenë Federale.
Portali “Kumanovski muabeti” raportoi: “Putin: Rusia nuk do ta sulmojë Evropën”, ndërsa Infomax raportoi: “Putin: Pohimet se Rusia do të sulmojë Evropën janë budallallëqe të pastra”.
Këto portale nuk e cituan plotësisht deklaratën e Putinit të transmetuar nga Tass dhe Cargrad TV, në të cilën ai dezinformon se “Perëndimi provokoi konflikte në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera të botës…”.
Mirëpo, Perëndimi nuk bëri agresion ndaj Ukrainës, e as nuk e provokoi konfliktin e fundit në Lindjen e Afërt, i cili filloi me sulmet e Hamasit. Me agresionin ndaj Ukrainës, e cila është vend evropian dhe anëtare e Këshillit të Evropës që nga viti 1995, Rusia tashmë ka sulmuar Evropën, gjë për të cilën Këshilli i Evropës e përjashtoi Rusinë nga anëtarësia.
Prandaj, pretendimin se “Rusia nuk do të sulmojë Evropën” mund të cilësohet si dezinformatë propagandistike. Për të mos u bërë shpërndarës të dezinformatave, mediat nuk duhet të transmetojnë deklarata politike pa bërë verifikimin e fakteve






Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me. https://accounts.binance.info/register?ref=P9L9FQKY
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.