Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se po heton rastin e blegtorit Azemin Sulejmani nga fshati Grushinë të cilit persona të paidentifikuar i kanë vjedhur 82 krerë dele duke i shkaktuar dëm mbi 27 mijë euro. Nga MPB thonë se kanë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas blegtorit Azemin Sulejmani, kjo nuk ishte hera e parë që përballej me vjedhje të bagëtive, pasi edhe më herët i kishin humbur dhjetëra krerë. Ngjarja e fundit ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë së një fqinji ndërsa rasti më pas ishte denoncuar edhe në polici. /Alsat.mk






