Ministria e Punëve të Brendshme sekuestroi katër automjete që ishin përdorur për gara të paligjshme në Shkup. Automjetet e sekuestruara janë: „Mercedes“, „Audi“, „Chevrolet“ dhe „Ford Mustang“, të cilat më 17 mars po zhvillonin gara në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase” në Shkup.
„Pas masave të ndërmarra dhe kontrollimeve të kryera në stacionin e kontrollit teknik, dy nga këto automjete janë sekuestruar përkohësisht sipas nenit 344, paragrafi 3 të Ligjit për Sigurinë e Lëvizjes në Rrugë, për një periudhë prej 90 ditësh, për shkak të krijimit të zhurmave të mëdha. Kundër dy shoferëve të automjeteve të tjera janë ngritur fletëpagesa për shkelje lidhur me teknikalitetet e automjeteve dhe ngjitjen e filmave“, thuhet në njoftimin e MPB-së.