10.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Policia ka filluar masat operative për identifikimin e personave që dyshohet se kanë bërë thirrje raciste anti-shqiptare

Policia ka filluar masat operative për identifikimin e personave që dyshohet se kanë bërë thirrje raciste anti-shqiptare nga tribunat e sallës sportive në Kumanovë, gjatë kohës sa po zhvillohej ndeshja e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Disa persona pritet që në orët në vijim të merren në bisedë informative, ndërsa më pas në hetim do të përfshihet edhe Prokuroria Publike. Ndërkohë nga Komuna e Kumanovës kanë dënuar thirrjet për të cilat thonë se janë të papranueshme për një qytet me shoqëri multi-etnike. “Komuna e Kumanovës, në cilësinë e nikoqirit të ngjarjes, i dënon publikisht këto veprime dhe distancohet plotësisht prej tyre. Kumanova ka qenë dhe do të mbetet qytet i të gjithë banorëve të saj, pa dallim përkatësie etnike, ndërsa sporti dhe kultura do të vazhdojnë të shërbejnë si ura bashkimi mes qytetarëve, ashtu si deri më tani”, thuhet në reagimin e Komunës së Kumanovës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit