Policia gjen 25 ton mjete piroteknike, ndalohen dy persona – njëri prej tyre polic

Shkup, 25 dhjetor – MPB Maqedoni njofton se dje (24.12.2025) në orën 08:35 në pikën pagesore Gradsko, oficerë policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme Kavadar, në bashkëpunim me Njësinë për Tregti të Paligjshme me Armë, Substanca të Rrezikshme dhe Material Radioaktiv, arrestuan N.R. (41) dhe I.R. (41), të dy nga Shkupi.

Gjatë kontrollit në kamionin “Peugeot Boxer” me targa të Strugës, të drejtuar nga N.R, ndërsa I.R ishte bashkudhëtar dhe polic, policia gjeti dhe konfiskoi një sasi të madhe të mjeteve piroteknike për të cilat nuk kishin asnjë dokumentacion, dhe për të cilën deklaruan se i përkisnin një personi juridik nga Shkupi.

“Më vonë, gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë, një kamion tjetër i ngarkuar me piroteknikë u gjet para deposë së personit juridik, e cila ishte lënë dhe braktisur”.

Ndërkohë, sot, me urdhër gjykate është kryer kontroll në depot e personit juridik, gjatë të cilit janë gjetur dhe sekuestruar mbi 25 ton mjete piroteknike. Njësia për Tregti të Paligjshme me Armët, Substancat e Rrezikshme dhe Materialin Radioaktiv, në koordinim me Departamentin e Punëve të Brendshme të Kavadarit, do të ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe, pas kompletimit të dokumentacionit, do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 396, paragrafi 7 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit