Drejtoria e Policisë Financiare, me urdhër dhe udhëzime të Prokurorisë Themelore Publike të Prilepit, gjatë ditës së djeshme ka ndërmarrë një aksion në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit për shkak të dyshimeve për abuzime në punën e institucionit.
Nga Prokuroria kanë konfirmuar se po ndërmerren veprime në lidhje me procedurën, duke paralajmëruar se më shumë detaje do të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme.
Sipas informacioneve jozyrtare, hetimi është përqendruar te dyshimet për keqpërdorime gjatë zhvillimit të tenderëve dhe parregullsi të tjera financiare në punën e spitalit, ndërsa nën hetim ndodhen mbi 30 persona.