Policia e Kosovës arrestoi personin që kërkohet nga RMV për vrasjen e djeshme në Çarshinë e Shkupit

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, thonë nga Policia e Kosovës, raporton SHENJA.

“Sot me datë 02.01.2026 rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘Vrasje’ e ndodhur një ditë me herët në qytetin e Shkupit”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit personi i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Kujtojmë se ministri Pançe Toshkovski tha dje personat janë therrur me thikë dhe se në ngjarje janë përfshirë numër më i madh i njerëzve dhe tha se për këtë vepër ka edhe të dyshuar i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit