11.8 C
Skopje
Tuesday, October 21, 2025

Policia arrestoi gjashtë persona për falsifikim të dokumenteve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut sot u arrestuan gjashtë të huaj nën dyshimet se kanë falsifikuar disa dokumente. Dy persona janë nga Uzbekistani, ndërsa katër nga Turqia, transmeton Portalb.mk.

“U privuan nga liria A.Z. (30), Z.A. (26), E.S.O. (20) dhe A.U. (51), të gjithë nga Turqia, dhe N.A.T. (39) dhe A.D.M.U. (27), të dy nga Uzbekistani, nën dyshimin për shkeljen e kryer sipas nenit 212 të Ligjit për të Huajt dhe nenit 378 të Kodit Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ata dyshohet se kanë falsifikuar lejet e qëndrimit dhe dokumente tjera zyrtare, ndërsa ndaj tyre pritet të ngrihet kallëzim penal.

Arrestimet ishin kryer pas bastisjes së shtëpisë së 30 vjeçarit në Çair.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit