Një grua 65-vjeçare është viktima e tretë e të njëjtës skemë mashtrimi në Kumanovë gjatë dy ditëve të fundit.
Sipas policisë, ajo humbi 30,000 euro pasi i besoi një mashtruesi, i cili e bindi se vajza e saj kishte aksidentuar një fëmijë dhe se ai mund ta ndihmonte të shmangte ndjekjen penale, me kusht që të paguante 30,000 euro.
“Personi e ka telefonuar duke u prezantuar si punonjës policie dhe e ka informuar se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident, ku kishte përplasur një fëmijë migrant, dhe se duhet të paguante një shumë të caktuar parash për të shmangur ndjekjen penale. Gruaja i dorëzoi paratë në vendin e caktuar, por më vonë, pasi kontaktoi me vajzën e saj, kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit,” njoftoi policia.
Edhe dje janë raportuar dy raste mashtrimi dhe një tentativë mashtrimi nga tre pensionistë. Me të njëjtën histori, mashtruesi ka arritur të përfitojë 250,000 denarë.