32.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

PLUSINFO: BDI KA PRANUAR TË BËHET PJESË E QEVERISË ME KATËR MINISTRI-PA KRYEPARLAMENTAR, MICKOVSKI I KA REFUZUAR!

Një ditë para zgjedhjes së Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit, negociatorët e BDI-së deri te bashkëpunëtorët më të afërt të liderit të VMRO-DPMNE-së i sugjeruan që në qeveri në vend të VLEN-it të merrte BDI-në, pa kryetar të Kuvendit dhe me vetëm 4 ministra.

“Mickoski i refuzoi me gjakftohtësi përfaqësuesit e poshtëruar të Frontit Evropian. Nga burime të larta të koalicionit të ri qeveritar mësojmë se në atë ditë kritike negociatorët kryesorë të BDI-së kërkuan dhe insistuan për takim urgjent me Mickoskin. Takimi është zhvilluar në zyrën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ku sipas burimeve tona, nga bashkëpunëtorët më të afërt të Mickoskit është propozuar që mandatari të marrë BDI-në në vend të VLEN-it në Qeveri, pa kryeparlamentar dhe vetëm me katër portofol ministror”, shkruan PlusInfo.
Pasi kryeministri i ardhshëm përmes njerëzve të tij refuzoi “integristët”, me arsyetimin se nuk do të kishte zhgënjim më të madh për votuesit e VMRO-DPMNE-së sesa hyrja e mundshme e BDI-së në qeverinë e ardhshme, Ahmeti vendosi të bojkotojë votimin e Afrim Gashit, për të mos rrezikouar që nddonjë nga deputetët e Frontit Europian të votojnë “pro”.

“Nga frika se ky informacion do të arrinte në media dhe do të pësonin dëme të mëdha politike, u mor vendimi për një fushatë të orkestruar kundër VLEN-it, me tezën se ata pranojnë të hyjnë në qeveri me resore të parëndësishëme dhe pranojnë rolin e shqiptarëve të ndershëm, si në koha e ish-Jugosllavisë”, shkruan PlusInfo, duke shtuar se në BDi është duke mbretëruar panik pas refuzimit nga Mickovski.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit