-0.2 C
Skopje
Wednesday, December 17, 2025

PLAS BOMBA NË LSDM: Petre Shilegov kërkon hapur dorëheqjen e Venko Filipçes

 

Kriza brenda LSDM-së po thellohet dhe përplasjet tashmë janë publike. Ish-kryetari i Qytetit të Shkupit dhe një nga figurat e njohura të kësaj partie, Petre Shilegov, ka shpërthyer hapur kundër kryetarit aktual të LSDM-së, Venko Filipçe, duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Përmes një statusi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Shilegov ka lënë pa dilema qëndrimin e tij politik, duke shkruar:

“Meqenëse ndoshta shumëkush nuk e ka kuptuar (mbi 50 thirrje telefonike për 7 minuta).
PO!!!
Kërkoj dorëheqjen e ‘kryetarit’ të LSDM-së!!!”

Ky reagim i ashpër konsiderohet si një goditje e rëndë ndaj udhëheqjes aktuale të LSDM-së dhe dëshmi e pakënaqësive të thella që po ziejnë brenda partisë pasi LSDM humbi thellë edhe në zgjedhjet patlamentare edhe në ata të fundit lokale. Thirrja publike për dorëheqje nga një ish-funksionar i rangut të lartë rrit presionin ndaj Venko Filipçes dhe hap dilema serioze për stabilitetin dhe legjitimitetin e udhëheqjes aktuale.

Deri tani, Venko Filipçe dhe strukturat drejtuese të LSDM-së kanë heshtur, ndërsa presioni publik dhe i brendshëm po rritet nga ora në orë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit